Reagon Rama: Berisha, asgjë të re. Sajesa në vend të fakteve
Menjehere pas deklaratave te kryeminstrit Berisha dhe kryeparlamentares Topalli ne foltoren e Kuvendit ka ardhur edhe reagimi i kreut socialist Edi Rama. Ne nje konference per shtyp ne seline roze, Rama akuzoi qeverine se po ngre sajesa ne vend te fakteve, duke theksuar dhe njehere se permbytja nuk erdhi nga zoti, por nga dora e njeriut. Duke iu referuar seancen plenare te jashtezakonshme, Rama tha se Sali Berisha nuk solli asgje te re, asnje argument pervec, sic e quajti ai, parades se suksesit te qeverise.
“Dhe nese abuzimi me fatkeqesine qe i shkaktuan Shkodres per te sulmuar
opoziten eshte turp i radhes per Saliun e Jozefinen, mos ndeshkimi i
ketij Gerdeci uji do te ishte turp i radhes per drejtesine qe i ka lene
shqiptaret ne meshiren e pushtetit te tyre. Sot nuk degjuam asnje fakt
pervec genjeshtrave dhe asnje argument, pervec parades se suksesit
qeveritar. Eshte i treti dem kolosal qe i eshte shkaktuar ketij vendi,
eshte e treta here qe gjithe populli duhet te paguaje per kete dem,
nderkohe qe per te treten here drejtesia shqiptare eshte e sfiduar nga
nje pushtet i korrupsionit dhe i paaftesise qe rrezikon per gjithe
Shqiperine te dale perseri i palagur. Sali Berisha shkaterron dhe
populli paguan”, deklaroi Rama.
Anisa Braho