E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situata nga përmbytjet në Shkodër drejt përmirësimit

Fushat që para ca ditësh ngjanin me dete të vogla, dhe rrugët që ishin zhdukur, tashmë i janë kthyer normaliltetit. Situata në rrethin e Shkodrës po shkon drejt përmirësimit. Në zonën e quajtur harku i Bërdicës, tashmë nuk ka asnjë pikë uji.
Megjithatë në komunën Dajç, në fshatin Shëlq, disa shtëpi vazhdojnë të qëndrojnë nën ujë, por jo në situatë të njëjtë si ditë më parë.
Por edhe pse uji ka ikur në shumë zona të rrethit të Shkodrës, përmbytjet kanë sjellur shumë dëme materiale por edhe infrastrukturore . Disa oborre të shtepive të Dajçit janë të mbuluara nga ujërat e zeza të cilat kanë shpërthyer si pasojë e bllokimit të kanaleve. Kjo situatë ka sjellë frikën e epidemive te banorët.
Nga ana tjetër numri më i madh i banorëvë tashmë janë kthyer në shtëpite e tyre dhe janë në pritje të përllogaritjes së dëmit të banesave dhe tokave të tyre të përmbytura.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›