Topalli: Keqardhje për opozitën. Ata që përhapën panik, gabuan
Ata qe perhapen panik per permbytjen, gabuan rende. Keshtu eshte shprehur kryetarja e Parlamentit, njekohesisht dhe deputete e zones se Shkodres Jozefina Topalli gjate fjales se saj ne seancen e jashtezakonshme per permbytjet ne zonen e Shkodres. Ajo i eshte pergjigjur asamblese se djeshme te Partise Socialiste, duke u shprehur se Rama ka paraqitur harta te falsifikuara per permbytjet. Shkodra po shkon drejt normalitetit, tha Topalli, duke shtuar se operacioni per evakuimet ne zonen e prekur ka qene me i madhi i ketyre viteve.
“Je jashte rymes, jashte njerezores, jashte racionales jashte cdo lloj
morali, nuk dua ta them, po e kam menduar po ti shpresoje ate qe
kerkush nuk donte te ndodhte. Vetem nje mendje e semure mund te
pikturonte ashtu zonen e Shkodres. Angazhimi yne eshte qe fshatrat kur
te dalin nga uji do te behen me te bukura e me te forta se me perpara”,
deklaroi Topalli.
Nderkaq, ne fillim te seances, kryeparlamentarja tha se ndjen keqardhje
per vendimi e Partise Socialiste, dhe per karriget bosh te tyre ne
sallen e Parlamentit.
Anisa Braho
< I mëparshmi