Reagon ambasada SHBA respekton aktin e privatesise
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar pas një shkrimi editorial të botuar në gazetën “Shekulli” nga Mero Baze, ku citohet se ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk ka komentuar nëse Lulzim Basha është mbajtës i një pasaporte amerikane.
Ambasada e SHBA-së në Shqipëri sqaron për opinionin publik se cilitdo zyrtari të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe të gjitha ambasadave të SHBA-së në botë i ndalohet shprehimisht të zbulojë informacion që mbrohet nga Akti i Privatësisë.
Ambasada e SHBA-së në Tiranë duke cituar ligjin mbi aktin e privatësisë ka bërë me dije se njerëzit mund të ndëshkohen rëndë, përfshirë duke humbur vendin e punës ose duke u burgosur nëse e shkelin këtë dispozitë.