Basha me te rinjte prezanton programin elektoral

Kandidati i koalicionit të djathtë për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha u është bashkuar të rinjve për një kafe në zonën e ish-bllokut për të shpalosur programin e tij si kandidat për kryetar bashkie.
Politikat për të rinjtë zënë një vend të veçantë në programin “Basha për Tiranën” dhe për këtë arsye kandidimi i tij për kryetar bashkie po mbështetet në masë prej tyre, çka dëshmohet edhe në shifrat rekord mbështetja në rrjetin e Facebook-ut.
“Kjo është rinia moderne evropiane e Tiranës që e do Tiranën me gjithë zemër. Dhe që sonte, kjo rini, këta miq këtu, ja ku jemi, realë, nuk jemi virtualë! Dhe sot jemi në Facebook jo më pak se 200 mijë”- tha Basha.
Me premtimin se do të financojë gara sportive, Kandidati Basha mori pjesë në finalen e “Universiadës” ku 14 universitete garuan për sporte të tilla si atletikë, minifutboll, basketboll, volejboll dhe pingpong. Kjo finale u fitua nga Universiteti i Sporteve të Tiranës.
Erjon Ajazi