Reagon ministria: Zjarret në linzë dyshohet se janë të qëllimshme

Zjarret që përfshinë tre ditet e fundit sipërfaqe të konsiderueshme toke në Linze, te Komunës se Dajtit, pak kilometra larg Tiranës, mendohet se janë të qëllimshme dhe janë vënë nga banorë të zonës për hapjen e tokave të reja. Drejtori i Emergjencave Civile në Ministrinë e Brendshme, Alfred Olli, tha të sot, se zjarret e rëna në kodrat përreth Linzës dogjën disa hektarë toke me shkurre dhe pemë. Por, falë operacioneve të ndërmarra nga shërbimet zjarrëfikëse të Tiranës, sipas Ollit, flakët e zjarreve janë shuar pa shkatuar pasoja apo dëme në banesat e kësaj zone. Ndërkohë, me përfundimin e këtyre operacioneve, Policia e Qarkut ka hapur hetime për zbardhjen e shkaqeve të zjarreve që prekën këtë zonë, një nga më të njohurat dhe te frekuentuarat në Tiranë për nga peisazhi i gjelber dhe freskia e saj. Olli theksoi se nga të dhënat paraprake grupet e punës kanë ngritur dyshime se në këto raste kemi të bëjmë me zjarrëvënie të qellimshme. Megjithatë, ende nuk ka ndonjë person të arrestuar, pasi hetimet janë në zhvillim e sipër, përfundoi ai....