E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real-Barça çmend rrjetin

SHKRUAN: Jeton Selimi 28-04-2011 15:00

Mou-Ajnshtajn, Guardiola-Roki, Ronaldo vs Mesi: “El Clasico” ka bërë të shpërthejë fantasia e gazetarëve dhe tifozëve

Është rritur shumë temperature për këtë Real-Barrca të dyfishtë në kuadër të gjysmëfinaleve të Champions League. Ai i djeshmi në “Bernabeu” ishte takimi i parë i vlefshëm për Champions dhe përballja e katërt në këtë sezon mes dy skuadrave, Murinjo dhe Guardiola nuk i kanë kursyer thumbimet në konferencën për shtyp përpara ndeshjes, duke kontribuar për mbinxehjen e një sfide që është e nxehtë pa u hedhur shorti i kalendarit të kampionatit, parë rivalitetin historik mes dy skuadrave.

“El Clasico” ka çmendur rrjetin: Real-Barça ka monopolizuar titujt kryesorë të të gjithë sajteve sportivë dhe ka bërë të shpërthejë fantasia e gazetarëve dhe tifozëve, që janë argëtuar duke krijuar lokandina për ndeshjen e djeshme. Nuk duhet humbur në asnjë mënyrë “El Mourinhizador” i El Mundo Deportivo, një sajesë që i lejon lexuesit të dëgjojnë të gjitha perlat e trajnerit portugez: “një mënyrë, - komenton me shaka gazeta -, për ta bërë Special One-n të flasë edhe atëherë kur nuk do”.

Murinjo në versionin Ajnshtajn për “The Sun”, që ka zëvendësuar fytyrën e shkencëtarit të madh me atë të portugezit me diçiturën “Ajnshtajni dhe teoria e Real-tivitetit”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›