Rivaliteti Real-Barcelona shqetëson Del Bosken
Rivaliteti mes Realit të Madridit dhe Barcelonës shqetëson trajnerin e Spanjës, Visente Del Boske. Tekniku, shkruan “Marca”, shpreson se intensiteti dhe tensioni i ndeshjeve të Champions mos të përshkallëzohet duke ndikuar më pas në grupin e kombëtares. “Marrëdhëniet e mira brenda grupit janë baza e sukseseve tona të ardhshme”, theksoi ai. Del Boske nuk shikon një fitues të qartë në gjysmëfinalen e Champions League. “Dy skuadrat luajnë supremacinë në kontinentin evropian. I uroj fat të dyja ekipeve, kjo do të ishte një publicitet shumë i mirë për futbollin spanjoll”, deklaroi trajneri kombëtares.