E Diel, 1 Nëntor 2026

Real-Barcelona Arvizu te Basha dhe Rama

Të dy rivalët për bashkinë e kryeqytetit, kanë zbuluar të kenë një pasion të përbashkët, atë për futbollin. Të njejtin pasion ka shfaqur dhe ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, i cili në mënyrë të paanshme ka preferuar të ndjekë ndeshjen e gjysmëfinales së parë të Champions League, Real-Barcelona, në praninë e Bashës  dhe të Ramës.

Diplomati i SHBA-së, i zhveshur nga kostumi zyrtar, është ulur fillimisht në lokalin Metropolitan në "ish-bllok" në një takim informal me kandidatin demokrat, për të parë pjesën e parë të ndeshjes. Ndërsa më pas,  duke përfituar nga 15-minutëshi pushim, Arvizu i është drejtuar çadrës rinore të PS-së, po në qendër të Tiranës, ku Rama po ndiqte ndeshjen së bashku me disa prej deputetëve të tij.

Ambasadori ka takuar të rinjtë e pranishëm në çadër dhe më pas ka shkëmbyer një bisedë të shkurtër me Ramën, duke u larguar pas pak minutash, pa ndjekur pjesën e dytë të ndeshjes me kryesocialistin. Përveç deklaratave të forta politike, Arvizu ka qenë i pranishëm në fushatë nëpërmjet aktiviteteve të tilla. Pak ditë më parë, ai ishte i ftuar, nga kryetari aktual i bashkisë për të bërë një xhiro me biçikletë në Ditën e Tokës.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›