E Diel, 1 Nëntor 2026

Vritet në Pakistan gazetari i “Voice of America”

PAKISTAN - Persona të armatosur kanë qëlluar për vdekje një gazetar që punonte për “Voice of America”, në pjesën veri-perëndimore të Pakistanit.

40-vjeçari Mukarram Khan Aatif, i cili raportonte për radion Deewa të “Voice of America” u sulmua sot tek një xhami pranë shtëpisë së tij në Shabqadar.

Policia lokale tha se dy persona me motoçikletë iu afruan xhamisë gjatë lutjeve të mbrëmjes. Një prej tyre hyri brenda dhe e qëlloi në kokë gazetarin para se të largohej.

Miqtë e gazetarit Mukarram Khan Aatif bënë të ditur se ai kishte marrë kërcënime me vdekje nga ekstremistët.

(er.nu/voa/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›