E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real Madrid 20 milion paund + Higuain për Luis Suarez

Real Madridi është duke përgatitur një ofertë shkëmbimi për sulmuesin e Liverpoolit, Luis Suarez.

The Sun shkruan se Reali është duke u përgatitur t’i ofrojë Liverpoolit 20 milionë paund plus sulmuesin argjentinas Gonzalo Higuain, për Suarez.

Me Higuain që është vlerësuar rreth 35 milionë paund, pas interesimit nga Arsenali dhe Napoli, oferta e Realit mund të arrijë vlerën e 55 milionë paund, sa lojtari vlerësohet nga klubi aktual.

Dje Rodgers tha se Suarez vlen po aq sa bashkëkombësi i tij Edinson Cavani, i cili u shit te PSG saktësisht për 55 milionë paund (64 milionë euro).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›