Batistas: Nuk dështuam, nuk dorëhiqem

Mbrëmje e hidhëruar dhe mbrëmje ku janë derdhur lot në Argjentinë, e cila është eleminuar në cerekfinalet e Kupës së Amerikës. Në gjysmëfinale ka kaluar Uruguaj, i cili ka fituar pas penalltive ndërsa Kombëtarja Albiceleste duhet të dalë edhe njëherë tjetër kokëulur nga Kupa e Amerikës, të cilën nuk e fiton që nga viti 1993 ndërsa në shtëpi Argjentina e ka fituar për herë të fundit turneun prestigjoz në vitin e largët 1959.
Pavarësisht zhgënjimit, trajneri i Kombëtares Sergio Batista qëndron i qetë. “Ideja për të dhënë dorëheqjen as që më shkon ndërmend përgjigjet Batista në konferencën e shtypit pas përfundimit të ndeshjes ipyetur nga gazeratët e pranishëm.
Duhet të vazhdojmë të punojmë. Pak muaj më parë kam firmosur një kontratë me Federatën dhe nga ana tjetër kam një projekt me Kombëtaren, të cilin do ta çoj përpara. Nuk mund të them që eleminimi nga ana e Uruguajit është një dështim” përfundon Batista.
Po ashtu ai pranon se nuk është arritur ai rezultat që dëshironin, por nga ana tjetër ai nuk e ka cilësuar këtë një dështim. “Tani do të vazhdojmë të ecim para dhe them se puna ime në Kombëtare ka filluar vetëm pese apo gjashtë muaj më parë”, shtoi ai.