E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali kërkon të huazojë Huntelarin në janar

Tabloidi londinez “London Evening Standard” shkruan se Arsenali është vënë në kërkim të një sulmuesi që në merkaton e dimrit, pasi Venger nuk mund të mbështetet tek shërbimet e sulmuesit Robin Van Persi, që nuk e ka marrë ende veten pas operacionit në gju.Huntelar, i cili u transferua në qershor nga Reali tek Milani për shumën e 14 milion eurove, nuk po arrin të gjejë hapësira tek ekipi kuqezi. Kjo mund të jetë arsyeja që vetë sulmuesi të kërkojë një skuadër tjetër për t’u aktivizuar rregulisht.Trajneri i kombëtares hollandeze, Bert van Marvijk, e ka paralajmëruar sulmuesin se nëse nuk luan rregulisht në klubin e tij, atëherë mundësitë për t’u grumbulluar në Kupën e Botës qershorin e ardhshëm, janë shumë të pakta.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›