Real Madrid, rikthehet ideja Maikon
Sipas të përditshmes sportive italiane “Corriere dello Sport”, Reali është i gatshëm të derdhë në arkat e Interit 30 milion euro, për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të djathtë që në merkaton e janarit.Pas dëmtimit të rëndë të qendërmbrojtësit Pepe, drejtuesit e “Galaktikëve” kanë menduar të zhvendosin Serxho Ramosin në qendër të mbrojtjes dhe vendin e lënë bosh nga spanjolli, ta plotësojnë me mbrojtësin e Interit.Përveç Maikonit, si alternativa të mundshme për Realin, shihen edhe mbrojtësi i Shalkes, Rafinja dhe ai i Çelsit, Branislav Ivanoviç.