E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk do të përdoret forca në veri të Kosovës

 Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, i tha Radios Deutsche Welle, se të gjitha pikat e kësaj strategjie – fuqizimi i sundimit të ligjit, reformimi i pushtetit lokal, instalimi i qeverisjes lokale edhe në tri komunat e tjera veriore të Kosovës, si dhe përmirësimin e gjendjes sociale dhe ekonomike me investime të veçanta - do të implementohet paralelisht,Në fokus të veçantë të kësaj strategjie të hartuar nga Qeveria dhe Zyra Civile Ndërkombëtare, sipas tij, është krijimi i komunës së re të Mitrovicës së veriut. Grupi koordinues për komunën e veriut tashmë është formuar dhe në të janë të përfshirë edhe serbët lokalë.“Duket që perceptimi po ndryshon. Në këtë kuadër në po punojmë me popullatën lokale, me mekanizmat vendorë dhe ndërkombëtarë, por ne kërkojmë edhe nga bashkësia ndërkombëtare që t'i bëjë presion pozitiv Beogradit që mos të ndërhyjë tek serbët e Kosovës, në veçanti në veri që të krijojë iluzionin që ata të mos integrohen në institucionet e Kosovës", tha Kuçi.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›