Juve, synohen Aogo, Krasniç dhe Markez
Objektivat
Drejtuesit e Juventusit po punojnë për të përforcuar skuadrën, në mënyrë që bardhezinjtë të luftojnë për të gjithë trofetë. Ata po vlerësojnë me kujdes alternativat për fazën e dytë të përforcimeve: Milos Krasiç, Denis Aogo dhe Rafa Markez janë emrat për kontingjentin e trajnerit Delneri. Për të tre këta lojtarë nevojiten 22 milionë euro. Paratë mund të sigurohen nga shitja e Grosos, De çeljes, Kamoranezit apo Salihamixhiç, të cilët janë lënë jashtë Europa League. I pari që do të largohet është Xhovinko, ndërsa pas tij vijnë Tiago, Zebina e Poulsen.
#