E Shtunë, 31 Tetor 2026

Do të më pëlqente të luaja me Fabregas

Leo Mesi

Ylli i Barcelonës, Lionel Mesi, ka thënë publikisht se do t’i pëlqente të luante përkrah çesk Fabregas në “Kamp Nou” gjatë sezonit të ri. Telenovela e transferimit të mesfushorit spanjoll të Arsenalit te katalanët duket se do të vazhdojë gjatë, ndërsa “topçinjtë” nuk kanë ndërmend ta shesin kapitenin e tyre. Mesi deklaroi: “Nuk është sekret që çesk është shoku im. Ai i njeh të gjithë këtu te Barça dhe do të më pëlqente që të luante me ne. Dëshiroj që Fabregas t’i bashkohet skuadrës tonë. Shpresoj që e gjithë kjo situatë të zgjidhet sa më shpejt”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›