Milan, rikthehet pista Lasana Diarra
Mesfushori
Pas miqësoreve kundër Arsenalit dhe Lionit, trajneri Masimiliano Alegri ka këmbëngulur që Milani ka nevojë të përforcohet me një mesfushor krahu. Kjo ka bërë që kuqezinjtë të interesohen sërish për Lasana Diarra, i cili duket se nuk është pjesë e planeve të Zhoze Murinjos te Reali i Madridit për sezonin e ri. Përpara dhjetë ditësh, kuqezinjtë kishin filluar negociatat me klubin madrilen, ndërsa tashmë priten zhvillime. Ndërkohë, Matju Flamini, i cili ka spikatur në takimet miqësore, ka kërkuar me tepër hapësira nga drejtuesi i ri i stolit.
#