Presidenti Tadiç vizitë në Shqipëri së shpejti

Presidenti serb, Boris Tadic pritet të vizitojë së shpejti Shqipërinë. Lajmi për vizitën historike të presidentit serb është bërë i ditur nga ambasadori shqiptar në Beograd, Shpëtim Caushi gjatë një interviste për të përditshmën “Danas”. Ai sqaron se ky hap zhvillohet në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të marrëdhënieve mes Tiranës dhe Beogradit e se presidenti Tadic i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit Berisha për të vizituar Shqipërinë.
“Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera. Kjo frymë bashkëpunimi bilateral ndikon pozitivisht në mbarë rajonin. Ndaj në këtë kuadër, së shpejti do të ketë vizita të rëndësishme nga të dyja palët përfshirë këtu edhe vizitën e presidentit Tadic në Shqipëri” citohet të jetë shprehur ambasadori shqiptar në Beograd. Kjo është hera e parë që një president serb kryen një vizitë zyrtare në Tiranë
Alsat < I mëparshmi