E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real fiton derbin në Katalonjë/ Madrilenët ia dalin 2-1 në fushën e rivalit të përjetshëm

Kur luhet kjo ndeshje nuk ka rëndësi renditja.

Nuk ka rëndësi në El Klasiko as forma e ekipeve dhe as parashikimet, sepse askush nuk e di se çfarë do të dalë në përfundim.

Kështu ndodhi edhe këtë herë në Barcelona-Real Madrid, që u luajt në “Kamp Nou”, në kryeqendrën e Katalonjës, dhe që u fitua nga skuadra “mbretërore”.

Kilian Mbape ishte heroi I një përballjeje ku ekipet ishin pranë e pranë, duke shënuar dy gola.

Kapiteni I Francës realizoi për 0-1 në 41’, ndonëse Barça barazoi falë mesfushorit të saj, Pedri, sapo kishte kaluar një orë lojë.

Mbape vulosi fitoren e të besuarve të trajnerit Zhoze Murinjo, tri minuta para fundit.

Blaugranët e teknikut Hansi Flik synonin të arrinin fitoren e 10-të radhazi në La Ligë, që do të ishte rekordi I ri I fillimit më të mirë të kampionatit spanjoll.

Nuk ia dolën, madje humbën, dhe mbetën si barazues të rekordit të vjetër, të vendosur fillimisht nga Reali I sezonit 1968-1969.

Ky sukses bëri që Reali të përgjysmonte diferencën me Barcelonën kryesuese të ligës spanjolle, që ka 27 pikë, ndaj 25 të Atletikos dhe 24 të madrilenëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›