Real i ofron Juventusit Van der Vartin
Në listën e lojtarëve që do të largohen nga Reali i Madridit bien në sy emrat e Mohamadou Diarra dhe Rafael Van der Vart (26-vjeçar); sipas edicionit të djeshëm të gazetës sportive italiane "Tuttosport", Florentino Perez i ka dhënë një mandat ndërmjetësit Pini Zahavi të gjejë një sistemim për të dy lojtarët, dhe duket se holandezi i është ofruar Juventusit. Formula do të ishte ajo e huazimit duke nisur nga muaji janar me të drejtën për të blerë në muajin qershor. Futbollisti do të ishte perfekt për modulin 4-2-3-1, të adoptuar nga Ferrara, por bardhezinjtë janë skeptikë për një ardhje të mundshme të ish-lojtarit të Hamburgut, pasi në këto momente kanë si prioritet përforcime në reparte të tjera.