E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamurtari, shansi i fundit i Tiranës për të mbetur në "lojë"

Pozita e Tiranës pas humbjes në Laç është kompromentuar shumë dhe tani titulli duket një mision thuajse i pamundur. Por një skuadër si bardheblutë, duhet të shpresojë deri në ezaurimin edhe të mundësive matematike për të arritur Dinamon kryesuese, e cila gjendet në kuotat e 32 pikëve, +15 nga ekipi i Alban Tafajit. Në kampin e 24herë kampionëve janë munduar ta harrojnë atë humbje të hidhur në Laç dhe tashmë janë përqendruar te sfida e radhës sot në mesditë në stadiumin e Vlorës ndaj Flamurtarit vendas. Kjo ndeshje konsiderohet si një shans i fundit i bardhebluve për të mos e quajtur që tani edicionin aktual si një sezon i dështuar, ku do të duhet të rishikojnë objektivat pa kaluar më pak se gjysma e ndeshjeve të kampionatit. Kampionët kanë mbyllur dje edhe përgatitjet e fundit, ndërkohë që nuk mungon optimizmi në radhët e lojtarëve. Kjo sfidë është po aq e rëndësishme edhe për Flamurtarin, i cili do të kërkojë t‘i shkëputet fundit të tabelës.

A. M

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›