Real ofron Kakan për Neymarin

Nga Express më 01 prill 2011 në ora 20:22
Real Madrid është i gatshëm të ofrojë mesfushorin kreativ Leite Kaka në ofertë shkëmbimi për sulmuesin e ri të Santosit, Neymar.
E përditshmja spanjolle El Confidencial ka njoftuar të premten se Reali kërkon 19 vjeçarin Neymar dhe në shkëmbim ofron Kakan. Gjiganti madrilen pagoi 68 milionë euro për transferimin e Kakas më 2009, por një seri e lëndimeve bëri që ai të paraqitet në vetëm 44 ndeshje në dy sezone.
Ndërsa, Neymar është njëri prej futbollistëve më të kërkuar nga klubet më të mëdha evropiane, përfshirë Chelsean dhe Barcelonën.