E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinovimi, Runi do të përfitojë 43,4 milionë euro për 5 vjet

Oferta e Junajtid

Pas zhgënjimit në Afrikën e Jugut 2010 ende nuk mund të thuhet me siguri nëse Uejn Runi do të jetë në gjendje të hyjë në analet e futbollit botëror. Megjithatë, një gjë është e sigurt: emri i sulmuesit nuk do të harrohet lehtë te Mançester Junajtid. Për t’u dhënë fund spekulimeve nga Spanja, drejtuesit e “Djajve të Kuq” dhe trajneri Sër Aleks Ferguson kanë vendosur t’i ofrojnë 24-vjeçarit një rinovim faraonik të kontratës, duke e shndërruar në lojtarin më të paguar në historinë e klubit. Sapo është kthyer nga pushimet në ishujt Barbados, lojtari është takuar me shefin ekzekutiv të Junajtid, Devid Gill, që pas aprovimit te Ferguson i ka ofruar “bomberit” një kontratë, që Runi e pranoi me kënaqësi. Me ofertën për rinovimin deri në vitin 2015, sulmuesi ka përfituar një rritje të dukshme të rrogës: nga 107 mijë euro në javë (90 mijë sterlina), ai do të përfitojë 166 mijë euro (140 mijë sterlina). Në total, gjatë pesë viteve të ardhshëm, ai do të përfitojë 43,4 milionë euro, ndërsa firma në kontratë pritet të hidhet së afërmi (ndoshta në ditët në vazhdim).

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›