E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali ‘blindon’ Pepen e Ramosin

Nga Express më 13 korrik 2011 në ora 15:18

Sergio Ramos dhe Pepe do të vazhdojnë të luajnë në Real Madrid.

Mbrojtësit kualitativë e kanë vazhduar kontratën me klubin spanjoll të mërkurën, pas bisedimeve që zgjatën disa muaj. Lajmin e ka bërë të ditur gjiganti spanjoll përmes uebfaqes së vetë zyrtare.

Mbrojtësi i djathtë spanjoll e ka vazhduar kontratën për pesë vjet, deri në qershor të vitit 2017, kurse qendër mbrojtësi portugez për katër vjet, deri në verën e vitit 2016. Ramos dhe Pepe janë futbollistë të rëndësishëm të mbrojtjes së Jose Mourinhos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›