Reali, 96 milionë euro për Ronaldon
Brenda datës 30 qershor, edhe Kristiano Ronaldo do të jetë lojtar i Realit të Madridit. Mediat spanjolle, jo vetëm ato që tradicionalisht kanë qëndrime pro klubit, janë të sigurta për këtë transferim. Florentino Perez ka vendosur të zbatojë parakontratën e firmosur nga drejtuesit e mëparshëm me lojtarin dhe menaxherin Horge Mendes, e do t‘i paguajë Mançester Junajtid 96 milionë euro. Kjo është shifra e përcaktuar nga kampionët e Anglisë për prishjen e kontratës së "Topit të Artë 2008". Pritet që klubi dhe Sër Aleks Ferguson të bëjnë rezistencë pasive rreth largimit të portugezit: nuk do të ketë asnjë ulje të çmimit dhe as përfshirjen e ndonjë lojtari tjetër në marrëveshje. Nëse Reali dëshiron Ronaldon, mjafton të paguajë të gjithë shifrën e përcaktuar në klauzolën për prishjen e kontratës, deri në qindarkën e fundit. Me sa duket kjo ka qenë përgjigjja që shefi ekzekutiv i "Red Devils", Devid Gill, i ka dhënë Perezit dhe Valdanos. Vendimi i presidentit të ri madrilen ka qenë të përgatisë një tjetër çek milioner, pas operacionit "Kaka", që me çmimin e kartonit, rrogën e vitit të parë e komisione të ndryshme i ka kushtuar klubit afro 85 milionë euro.
Burime pranë "merengues" lanë të kuptohej se blerja e dytë e madhe e "Don Florentinos" u diktua edhe nga marrëveshje private e firmosur disa muaj më parë nga ish-presidenti Kalderon dhe Horge Mendes: penalizimi nëse transferimi nuk realizohej kap shuma stratosferike, afro 20 milionë euro. Një shifër të tillë, në Madrid nuk janë të gatshëm ta shpërdorojnë, pavarësisht fondeve të mëdha që klubi ka në dispozicion. Nëse transferimi realizohet, menaxheri i Ronaldos do të përfitojë rreth 8.7 milionë euro komision. Mesfushori mund të luajë vitin e ardhshëm në "Santiago Bernabeu" dhe kjo pasqyrohet edhe nga "Mundo Deportivo", gazetë e Barcelonës, që zakonisht përgënjeshtron titujt e përdorur nga "As" e "Marca". Sipas të përditshmes katalane, Reali do të dërgojë në Los Anxhelos, aty ku lojtari po kalon ditët e pushimeve, dy doktorë dhe një përfaqësues ligjor të klubit. Kjo metodë u përdor vetëm pak ditë më parë me Kakanë, por këtë herë vizita mjekësore do të jetë më e detajuar, pasi Ronaldo rrezikon t‘i nënshtrohet një operacioni për hernie diskale.
Largimet
Me blerjet e Kaka dhe Ronaldos, Florentino Perez do të tërhiqet nga gara për Frenk Riberi. Bajerni i Mynihut nuk dëshiron ta shesë yllin francez, pavarësisht milionave që ofrohen nga Reali dhe Barcelona. "Riberi është lojtar i Bajernit dhe gjermanët nuk duan ta shesin", tha drejtuesi më i lartë i madrilenëve. "Duhet të respektoj vullnetin e klubit. Çështja ndryshon nëse bavarezët do të vendosin ta shesin". Perez konfirmoi se një numër i madh i lojtarëve aktualë do të largohen, sepse objektivi është që në kontingjent të mbahen vetëm 25 elementë: "Të paktën nëntë lojtarë nga ekipi i parë do të largohen". Duke folur për blerjen e Kaka, që pushtoi faqet e para të mediave botërore, presidenti saktësoi: "Bisedimet nuk ishin të lehta. Kaka është lojtar i Realit, fillimisht sepse ai donte të luante këtu. Një arsye tjetër është ndihma e Galianit, i cili bëri gjithçka që kishte në dorë që mesfushori të ishte i lumtur".