Shqipëria, një kantier i hapur. Të rinjtë kuqezinj premtojnë
Shqipëria e së ardhmes nuk e kalon dot Gjeorgjinë. Një barazim 1-1 u prodhua nga ai eksperiment i madh i trajnerit Josip Kuzhe, ku ka provuar 17 futbollistë. Interesimi i pakët i tifozëve e ka shoqëruar këtë ndeshje miqësore. Në tribunë ishin Cana, Skela, Duro e Lala, por edhe shumë menaxherë të huaj, të cilët vëzhgonin disa prej kuqezinjve. Ashtu sikurse kishte premtuar Kuzhe, në fushë ka zbritur një Kombëtare e ndërthurur mes veteranëve dhe të rinjve. Ujkani ishte e reja e portës, ndërsa reparti i mbrojtjes përbëhej nga Beqiri, Curri dhe i rikthyeri Dallku. Ndërsa Vangjeli, i vendosur pak para mbrojtjes, një eksperiment që nuk dha rezultatet e parashikuara. Nga ndeshja e Portugalisë e kishin trashëguar vendin e titullarit edhe Bulku e Agolli në mesfushë, ndërkohë që përkrah tyre ishin të rinjtë, Vila e Muzaka, duke i dhënë kështu një theks më shumë sulmues këtij reparti. Kjo ndeshje ishte edhe një test i mirë për sulmuesit Kapllani e Salihi, të cilët duhet të fitonin besimin e trajnerit. Në krahun tjetër Hektor Kuper kishte ndërtuar një 11-she të alternuar mes të rinjve dhe titullarëve. Objektivi ishte fitorja, e cila duhet të vinte edhe falë testimit të shumë të rinjve. Por ende pa u nxehur mirë, Shqipëria merr një goditje shokuese. Mungesa e vëmendjes nga mesfusha dhe një mbrojtjeje totalisht e përgjumur, i japin mundësinë Dvalizhvilit të pamarkuar të mposhtë me lehtësi Ujkanin. Në minutën e 19 Kapllani humbet një gol të sigurt, ku i vetëm me portierin bllokohet nga ky i fundit. Loja ndizet disi. Në minutën e 22 Salihi e merr bukur topin në zonë, pas një pasi të Dallkut, shmang ndërhyrjen e portierit dhe të një mbrojtësi, gjuan për në portë, por gjuajtja e tij bllokohet dhe Kapllani nuk e arrin. Gjeorgjianët tentojnë të largojnë topin, i cili shkon te Muzaka, dy tentativat e njëpasnjëshme të të cilit nuk përfundojnë në portë. Por vetëm kaq, pasi pjesa e parë nuk dhuron më shumë me gjithë dëshirën e mirë të kuqezinjve. Në pjesën e dytë Shqipëria kthehet në një kantier ndërtimi, ku hyjnë e dalin lojtarë, bien e ngrihen module të ndryshme loje. Dallku e Muzaka i lënë vendin Bylykbashit dhe Berisha, dy lojtarë me tipare sulmuese, duke synuar kështu shtyrjen e skuadrës gjithnjë e më përpara në kërkim të golit të parë. Më pas Vangjeli dhe Kapllani i lënë vendin Lilës dhe Hykës, gjë që nxjerr Vilën në sulm përkrah Salihit. Por atëherë kur pritej nga të tjerët, Ansi Agolli shënon në minutën e 58 një super gol me një gjuajtje nga një distancë e largët. Pas golit Shqipëria sheh më shumë nga porta kundërshtare, por krahët nuk funksionojnë në 100%, me gjithë tentativat e shpeshta të Agollit. Ndoshta goli i dytë mungon edhe për shkak të egoizmit të disa lojtarëve tanë, të cilët synojnë vetëm lavdi personale. Ndërsa Gjeorgjia e mbyllur në mesfushën e saj, kujdeset të mbrojë barazimin 1-1. Kuqezinjtë shtojnë presionin në minutat e fundit dhe Hyka humbet një rast të mirë. Gjyqtari fërshëllen, Shqipëria nuk e mund dot Gjeorgjinë, por trajneri e ka kthyer ndeshjen në një eksperiment të madh.
Deklaratat
Trajneri i gjeorgjianëve, Kuper: Vuajtëm sepse shqiptarët luajtën në sulm
Kuzhe: Ishte test, por
u mërzita që nuk fituam
Barazimi në miqësoren përballë Gjeorgjisë e ka kënaqur përgjysmë trajnerin Josip Kuzhe. Edhe pse e shihte këtë ndeshje si një mundësi të mirë për lojtarët e rinj, drejtuesi i stolit kuqezi shpresonte që të regjistronte fitoren e parë me Shqipërinë. "Skuadra bëri një paraqitje mjaft të mirë, por e theksoj se objektivi kryesor ishte të provoja të gjithë lojtarët që kishim në dispozicion. Nuk i kishim futbollistët kryesorë, ndryshe nga kundërshtarët tanë", deklaroi për "SuperSport" 56-vjeçari, menjëherë pas përfundimit të takimit. "Jam i mërzitur, sepse nuk arritëm të fitonim, por në anën tjetër jam i lumtur që i provova të gjithë. Krijuam 4-5 raste për të shënuar, por ndeshja u vështirësua së tepërmi, sepse Gjeorgjia na shënoi shumë shpejt. Jam i kënaqur nga paraqitja e disa lojtarëve të rinj si Lika, Vila, Hyka e Lila, të cilët do të jenë e ardhmja e skuadrës". Kuzhe pranon se ky ishte fillimi i punës për rindërtimin e Kombëtares, në kuadër të eliminatoreve për Euro 2012: "Deri më tani nuk kisha një panoramë të qartë të të gjithë lojtarëve. E përsëris që jam i kënaqur që m‘u krijua mundësia për t‘i provuar të gjithë dhe në të ardhmen do të mundohemi të bëjmë përzgjedhjen më të mirë". Trajneri i gjeorgjianëve, argjentinasi i mirënjohur, Hektor Raul Kuper, foli me superlativa për Shqipërinë, duke theksuar se skuadra ka ende vend për përmirësime. "Shqipëria është një skuadër që luan mirë dhe ka një mesfushë të fortë. Ata e qarkullojnë mirë topin, përfitojnë nga shpejtësia e lojtarëve të mesit të fushës dhe fakti se kanë sulmues të shpejtë. Vuajtëm sepse shqiptarët luajtën shumë në sulm dhe kërkuan fitoren. Mendoj se kjo skuadër mund të përmirësohet edhe më shumë", deklaroi ish-trajneri i Valencias dhe Interit. Ai zbuloi edhe ëndrrën e së ardhmes: "Gjeorgjia është eksperienca ime e parë si trajner i një ekipi përfaqësues. Synojmë të ndërtojmë një skuadër me sa më shumë futbollistë, për të konkurruar në eliminatoret e Evropianit. Në të ardhmen ëndërroj të drejtoj Argjentinën". Rreth takimit të djeshëm foli edhe Ervin Bulku, që është shndërruar në një lojtar të rëndësishëm në mesfushë. "Trajneri vendosi të aktivizonte Vangjelin përpara mbrojtjes, ndërsa unë qëndroja më i avancuar. Ai donte të shihte disa të rinj, pjesa e parë ishte disi e përgjumur. Nuk dolëm në lojën tonë, gjithsesi krijuam disa shanse, barazuam dhe dominuam, por nuk arritëm të fitonim. Goli i shpejtë na i prishi të gjitha planet që kishim përpara ndeshjes dhe na e vështirësoi punën. Debutuesit? U uroj fat dhe suksese atyre që luajtën për herë të parë. Nuk më takon mua t‘i vlerësoj, por do t‘i këshilloja të vazhdonin punën, për të mirën e tyre dhe të Kombëtares", deklaroi Bulku.