Thela e majme e Cekës...
Dhe Ceka, si andej si këtej, e fitoi një thelë goxha të madhe dhe boll të majme, pavarësisht mënyrës se si e mori, mbërdhe si... (s‘po e shkruaj këtë fjalë në nder të titullit të profesorit). Por, të të vijë kolltuku i nënkryetarit të Parlamentit si nga qielli (le të jetë edhe ky qiell berishian), ia vlen çdo sakrificë, pavarësisht çmimit (apo përçmimit xhuvelian) që mund të paguash. Historia jonë politike e këtyre viteve të fundit shënon me dhjetëra raste flirtesh, orgjish dhe divorcesh nga më të çuditshmet. Ndaj dhe zoti Ceka nuk ka për të paguar gjë, nuk ka për t‘u zverdhur dhe skuqur as edhe një thërrime, përderisa burrëria, dinjiteti, personaliteti, autoriteti e të tilla, po i quajmë sende në këtë rast, tashmë tingëllojnë disi folklorike, çiftelike, madje në një farë mënyre ato nga virtyt janë kthyer në ves. P.sh., kush e do të moralshmin, të ndershmin, asnjë; po të drejtin, tutje, të prish punë, se edhe kur i shkreti i drejtë nga e keqja thirri një herë në mes të pyllit "o e drejtë", e drejta ia ktheu: "plaç të preftë"!
U zgjata ca këtu, ndaj që të mos na marrë shumë ujë pilafi po hidhemi përsëri te zoti Ceka, ose te fenomeni Ceka, që ha bukë bashkë në një çanak me fenomenin Xhuveli, të cilin ai më shumë se çdo njeri tjetër e bëri qepaze në Parlament, kur ky i fundit e drodhi. Por burri luan, muri s‘luan. Dhe i urti Xhuvel, megjithëse i erdhi ujët në koritë, s‘ka për të bërë gëk. Pse të bëjë? Në fund të fundit vërtetohet katërçipërisht teoria e tij e relativitetit politik.
...dhe bar lepurushkash nga Kryeministri
Në daljet e shumta të fundit në media të Kryeministrit, nja dy a tri gjëra nga ato që ka thënë për rritjen tonë ekonomike, për FMN-në, për raportin e ndërkombëtarëve, kanë qenë më patetiket dhe që tregojnë origjinën komuniste të tij, pasi me ndonjë përjashtim të vogël të terminologjisë së sotme, një çap i vockël i ndante nga fjalimet e atij merhumit te vepra "Plani i shtatë pesëvjeçar". Po kush ka nge e nerva të dëgjojë të atilla dokrra, që as ai vetë nuk i beson. Nuk kemi sy ne të shohim, nuk kemi vesh të dëgjojmë?! Se ne, sipas tij dhe INSTAT-it të tij, një kuzhinë e keqe ku të mbyt era e lakrës, se vetëm atë japin të saktë (gjynah që një institucion shtetëror të katandiset ashtu), qenkemi në vendet e para në botë në ritmet e rritjes ekonomike, nga gjashtë për qind, paskemi shkuar në 11 për qind, që i thonë avash-avash, me të shtrënguar, dy herë(!) Aferim i qoftë, se vetëm Kryeministri ynë guxon të nxjerrë tufën e barit e të thotë: "Hani lepurushkat e mia, është bar Kryeministrie"!
Ndoshta nga ai spoti i tij televiziv, i menduar aq mirë, që lexohet nga fillimi dhe i del kuptimi edhe kur e lexon së prapi nga fundi, Kryeministri ynë ka mësuar të lexojë raportet e ndërkombëtarëve, jo si spotin nga lart-poshtë dhe nga poshtë-lart, por si arabët nga e djathta në të majtë, ku 19 për qind na e nxjerr 91 për qind. E mos thuaj pastaj bar lepurushkash! Mirë ne, por atë bar ua jep pa pikë turpi e pa pikë frike edhe ndërkombëtarëve si FMN-së apo ndonjë organi tjetër vëzhgues, që, o ta hanë o të ikin nga Shqipëria!
Mos thuaj pastaj se s‘duhen dy..., një ta çash e një ta mbash, se të duhet!