E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wallisch kërkon meç me Krasniqin

Nga Express më 15 shtator 2011 në ora 08:49

Boksieri gjerman, Michael Wallisch është në kërkim të kundërshtarit të tij të radhës, pas 7 fitoresh radhazi pa humbje (4 me nokaut) në boksin profesionist. Ndër opsionet për meçin e radhës të talentit gjerman është edhe boksieri me përvojë nga Kosova, Luan Krasniqi.

Promotori i Wallisch, Erol Ceylan, ka konfirmuar se asistuesi i tij ka në opsion tre kandidatë me nënshtetësi gjermane: Timo Hoffmann, Steffen Kretschmann e Luan Krasniqi, me këtë të fundit si dëshirë e veçantë e tij.

“Hoffmann, Kretschmann e Krasniqi janë kandidatët e duhur. Do të kontaktoj me ta dhe ndoshta do ta realizojmë meçin me njërin nga ta”, ka thënë Urkal për ueb faqen gjermane boxen.de.

Përfaqësuesit e Wallisch kanë njoftuar se datat e lira për këtë meç janë më 18 nëntor në Cuxhaven ose më 17 dhjetor në Hamburg. Junikasi Luan Krasniqi nuk ka boksuar prej dy vitesh. Lëndimet e njëpasnjëshme ia pamundësuan boksierit kosovar t’i kthehet ringut në dy tentime. Ndoshta e treta, e vërteta do të jetë pikërisht ndaj Wallisch.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›