E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpreson të luajë më shumë

Klaas-Jan Huntelaar ka qenë protagonist i fitores së Milanit të premten mbrëma me rezultat 3:2 ndaj Udineses. Sulmuesi holandez e shfrytëzoi mjaft mirë besimin e dhënë nga trajneri Leonardo, duke realizuar dy gola. Ai luajti gjatë tërë ndeshjes falë mungesës së të lënduarit Marco Borriello.

“Ishte një ndeshje e rëndësishme, kemi rrëmbyer pikë vendimtare. Në ndeshjet e fundit nuk kishim fituar, andaj kjo e bën fitoren edhe më të rëndësishme”, tha ish futbollisti i Real Madridit, i cili kërkon më shumë hapësirë në ndeshjet e ardhshme.

“Personalisht shpresoj që të mund të luaj më shumë, mirëpo për këtë vendos trajneri”, tha “The Hunt”, për të cilin ky ishte dygolëshi i dytë i sezonit.

Ai ka filluar të mendojë qysh tash për ndeshjen e Ligës së Kampionëve, kur Milan të martën e pret gjigantin Manchester United në të tetën e finales.

“Kemi kaluar momente me kthesa, por mendoj se tash për tash jemi përmirësuar dhe jemi të gatshëm për këtë sfidë. Të shohim se çka do të ngjajë”, vazhdoi ish futbollisti i Ajax.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›