E Shtunë, 31 Tetor 2026

U largova për ta shpëtuar klubin

Sven Goran Eriksson, nga njeriu i rilindjes në një njeri shkatërrues. Kanë mjaftuar gjashtë muaj që trajneri suedez ka kthyer mbrapsht gjithçka te klubi i League Two (liga e katërt angleze), Notts County, të cilin premtonte se do ta ngriste shumë lart.

“Kishte pak kohë në dispozicion dhe në fund kam nënshkruar për t’u larguar, duke e parë se alternativa tjetër do të thoshte zhdukje e klubit. Më vjen shumë keq që po largohem sepse e dua këtë skuadër dhe të gjithë njerëzit këtu: janë fantastikë, me të vërtetë njerëz të mrekullueshëm. E kam ndier një përgjegjësi mbi mua dhe e di se disa nga futbollistët e këtij ekipi nuk do të ishin këtu pa praninë time. Kam qëndruar këtu sa më shumë që kam mundur për futbollistët, stafin teknik dhe për tifozët”, ka thënë ish trajneri i Anglisë.

Pronari i ri, Ray Trew, e kishte konsideruar klubin në rrezik dhe kërkonte ta kontrollonte administratën. Borxhet e këtij klubi kishin arritur në katër milionë funte, një pjesë e madhe e tyre për shkak të rrogës mjaft të lartë të tashmë ish drejtorit gjeneral. Sipas BBC Sport, suedezi Sven Goran Eriksson, vetëm për t’u larguar, ka hequr dorë nga 2.5 milionë funte. Ai kishte kontratë me Notts County deri në verën e vitit 2014.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›