Super Bunjaku (VIDEO)

Albert Bunjaku vazhdon të shkëlqejë në Bundesliga 1, me gjithë faktin se skuadra e tij Nurnberg po zhgënjen vazhdimisht dhe gjendet në pozitën e parafundit në tabelë.
Sulmuesi kosovar ka realizuar golin e vetëm për ekipin e tij në humbjen e së premtes mbrëma me rezultat 2:1 nga Borussia Moenchengladbach.
Vendësit kanë kaluar të parët në avantazh në minutën e 27-të përmes Colautti. Mirëpo, gjilanasi Albert “Bum Bum” Bunjaku (siç kanë filluar ta quajnë mediet gjermane) doli në skenë në minutën e 47-të për ta realizuar golin e barazimit dhe të 11-in personal këtë sezon.
Ndërsa golin e fitores për mikpritësit e shënoi Friend, 16 minuta pa përfunduar ndeshja. 26 gjendet në pozitën e dytë të golashënuesve më të mirë në Bundesliga, me 11 gola, 2 më pak se kryesuesi Stefan Kiessling.
Pas 22 xhirosh të zhvilluara në Bundesligën gjermane, Nurnberg zë pozitën e 17-të në tabelë me vetëm 16 pikë të grumbulluara. Në përgjithësi e gjithë skuadra e Nurnbergut ka realizuar 18 gola, që i bie se kosovari ka shënuar më shumë se 60 për qind të tyre.