FIFA ndihmon gjyqtarët

Ndihma me mjete teknologjike për gjyqtarët. Kjo temë do të zhvillohet për herë të parë në mbledhjen e ‘International Board’ (Ifab, organi i FIFA-s që garanton rregullat e futbollit), i cili më 6 mars, në Zurich të Zvicrës, do ta ketë asamblenë e vet të 124-të gjenerale.
Bordi do të ndalet te zhvillimet e fundit sa i përket teknologjisë, për t’i evituar “golat fantazma”, kur gjyqtarët janë në dyshim nëse topi e ka kaluar apo jo vijën .
FIFA ka nënvizuar se diskutimi nuk ka të bëjë me futjen e teknologjisë në fushë, për shembull ta përcaktojë përmes teknologjisë nëse ishte penallti apo jo, në ndonjë rast të dyshimtë.
Ndër temat tjera do të diskutohet edhe përvoja e 5 gjyqtarëve në fushë, e praktikuar nga UEFA këtë sezon në Europa League dhe roli i gjyqtarit të katërt në fushë.