E Shtunë, 31 Tetor 2026

Furi verdhezi, Roben dorëzon Bajernin në Dortmund

Borusia e Dortmundit po shkon në mënyrën më të merituar drejt titullit të dytë radhazi dhe kjo pas fitores 1-0 ndaj Bajernit në Signal Iduna Park, ish-Vestfalenshtadion. Me golin e Robert Levandovskit në minutën e 77-të, verdhezinjtë e trajnerit Jurgen Klop morën 3 pikë me vlerë të jashtëzakonshme duke u shkëputur në 6 pikë nga Bajerni dhe duke arritur fitoren e dytë në këtë kampionat ndaj bavarezëve në dy ndeshje të luajtura. Ishte kjo si një finale për titull, pasi deri në fund të Bundesligës kanë mbetur edhe 4 javë, duke qenë këto krejtësisht të pamjaftueshme që ekipi i trajnerit Jup Hajnkes të rikuperojë diferencën. Bajerni pati mundësi të barazonte, por Arjen Roben humbi penalltinë në minutën e 85-të. Në ndeshjet e tjera Bajer Leverkusen fitoi 3-1 me Kaiserslautern, skuadër kjo që po shkon drejt rënies nga kategoria. Hanoveri i Altin Lalës iu rikthye fitoreve duke mundur 2-0 Volfsburg në fushën e vet, ndërsa Hofenhajmi shkatërroi 4-0 Hamburgun. Suprizë edhe fitorja e Nyrenbergut në fushën e vet ndaj Shalkes, 4-1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›