Reali i Madridit kampion i Spanjes

Reali i Madridit ia doli që të fitonte titullin kampion në Spanjë, dy javë para fundit të Ligës, me fitoren e shkëlqyer 3-0 në fushën e Bilbaos.
Pavarësisht nga rezultati i Barcelonës, madrilenët e kishin vetë në dorë fatin e tyre, ndonëse ndeshja në Bilbao parashikohej e vështirë.
Ndodhi krejt ndryshe, ndonëse Kristiano Ronaldo humbi penallti në minutën e 12-të duke shpërdoruar një mundësi të artë. Higuain shënoi që në minutën e 16-të dhe Ozil dyfishoi shifrat pa kaluar 4 minuta nga goli i parë. Në pjesën e dytë, Kristiano Ronaldo realizoi golin e tretë.
Bilbao e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pasi Martinez u përjashtua nga loja me karton të kuq në minutën e 73-të, ndërsa në sekondat e fundit të takimit Ronaldo pati një konfrontim verbal dhe thuajse fizik me tifozët dhe personelin në stadium
Ky ishte titulli i 32-të kampion në historinë e Realit dhe i pari për Murinjon në stolin madrilen.