E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia duhet të respektojë marrëveshjet e arritura

Kryekuvendari Jakup Krasniqi ka zhvilluar të enjten një takim me të ngarkuarin e Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Knut Fleckenstein dhe eurodeputeten Tanja Fajon, me ç’rast janë dakorduar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Parlamentit Evropian dhe Kuvendit të Kosovës.

Zyra për informim e Kuvendit bëri të ditur se gjatë takimit përveç çështjes së bashkëpunimit është diskutuar edhe lidhur me situatën aktuale dhe çështjen e liberalizimit të vizave.

Në këtë frymë, kryekuvendari Krasniqi u falënderua për bashkëpunimin ndërmjet parlamenteve, ndërsa mysafirët nga Bashkimi Evropian u zotuan për thellim të mëtejmë të këtij bashkëpunimi.

Duke folur për situatën aktuale në Kosovë, pos tjerash u fol edhe rreth dialogut Kosovë-Serbi. U tha se Serbia duhet të respektojë marrëveshjet e arritura. Në takim gjithashtu u bisedua edhe për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›