E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali, i karikuar kundër Steaua

Pas fitores 4-1 në Romani në javën e tretë të Ligës së Kampioneve, Reali i Madridit do të përballet sërish me Steaua të Bukureshtit, pro kësaj radhe në Madrid. "Los Merengues" humbën në garën hapëse të Grupit E kundër Olimpikut i Lionit (0-2), por kanë fituar dy ndeshjet e tjera me rezultate bindëse: 5-1 në shtëpi kundër Dinamos së Kievit dhe 4-1 në transfdertë kundër Steaua. Për t'u kualifikuar në një të tetat e Ligës së Kampioneve, Reali i Madridit duhet të fitojë dhe të shpresojë që Lioni të fitojë apo barazojë në ndeshjen kundër Dinamos. Steaua, pas fitores mbresëlënëse me Dinamon në Kiev (4-1), pësoi dy humbje të rënda, me Lionin (3-0) dhe Realin e Madridit (4-1). Një fitore e rumunëve në Madridi, do t'o barazonte të dy ekipet me mnga 6 pikë, ndërkohë që fitorja e djemve të Kapelos do t'i conte ata në një avantazh gjashtë pikësh duke e bërë Realin të paarritshëm, dhe më një avantazh absolut nga ballafaqimet direkte.
Reali i Madridit ndodhet pas "shpinës" së Olimpikut të Lionit në Grupin E, që udhëheq me nëntë pikë në tri ndeshje dhe është në rrugë të mbarë për të qenë një nga 16 ekipet e kualifikuara në turin e dytë. Edhe sezonin e kaluar, Olimpiku i Lionit përfundoi i pari, pas fitores 3-0 me Realin e Madridit. Pas suksesve me Realin dhe Steaua, transalpinët francezë mundën 3-0 Dinamon e Kievit dy javë më parë.
Precedentët e ndeshjeve të zhvilluara në shtëpi nga Reali i Madridit nuk premtojnë asgjë të mirë për djemtë e Cosmin Olaroiu. Spanjolët i kanë fituar të pesë ndeshjet paraardhëse, duke realizuar 21 gola. Në njëmbëdhjetë raste kundër kundërshtarëve rumunë, Reali ka arritur shtatë fitore duke humbur vetëm dy herë.
Steaua i morri tri pikët e mundshme herën e fundit që luajti në Spanjë, duke fituar 3-0 në Sevilje kundër Real Betis për një të tetat e finaleve të Kupës UEFA. Një dygolësh i Banel Nicolita dhe një gol i Victoras Iacob i hapën portar e kualifikimit rumunëve që u ndalën vetëm në gjysmëfinalet e turneut.
Sfida e fundit që Reali i Madridit ka luajtur në shtëpi kundër një skuadër rumune ka ndodhur në vitin 1992, kur shkatërroi me rezultatin 4-0 skuadrën Politehnica Timisoara, në ndeshjen e vlefshme për turin e parë të Kupës UEFA. Për teknikun e Realit të Madridit, që ka zhvilluar 100 ndeshje në kompeticionet e UEFA-s për klubet do të jetë sfida e dytë me një skuadër rumune, Steaua, ndërkohë që të parë e fitoi 4-1,po me këtë skuadër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›