E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lioni kërkon fitoren e katërt

Olimpiku i Lionit do të përballet në ditën e katërt me Dinamon e Kievit duke shpresuar se do të arrijë fitoren e katër rresht dhe kualifikimin për në një të tetat e Ligës së Kampioneve. Kampionëve të Francës i mjafton në fakt qoftë dhe një barazim për të arritur objektivin e parë të tyre në rast se dhe Steaua nuk arrin të fitojë me Realin e Madridit. Në ndeshjen e fundit midis dy ekipeve, Lioni fitoi 3-0 me Dinamon në Kiev, falë golave të Juninho Pernambucano (31'), Kim Kellstrem (38') dhe Florent Malouda (50'). Lioni është i vetmi ekip që nuk ka pësuar ansjë gol në tri takimet e para: fitoi me Realin e Madridit 2-0, me Steaua 3-0 dhe me Dinamon e Kievit. Formacionit të Zherard Hulier i mjaftojnë dhe 90 minuta për të barazuar rekordin e një viti më parë kur fitoi katër takimet e para. Lioni aktualisht ndodhet me tri pikë avantazh ndaj Realit të Madridit. Francezët kanë mundur të kualifikohen në tre sezonet e fundit në fazën e grupeve, duke qenë të parët në grup, në sezonin 2004-2005 përpara Mancester Junaitid, në sezonin 2003-2004 lanë pas Bajernin e Mynihut dhe në 2005-2006 lanë pas Realin e Madridit. Stadiumi "Gerland" do të presë për herë të parë një skuadër ukrainase. Në tri ndeshjet e fundit të diskutuara në Francë, Dinamo e Kievit ka arritur të fitojë vetëm një takim, duke humbur dy të tjerë.
Në ndeshjen e fundit në Ligën e Kampioneve, në sezonin 1998-1999, Dinamo mundi Lensin 3-1, me golat e Vladyslav Vaschuk, Kakha Kaladze dhe Andriy Shevchenko.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›