E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana, sot stërvitja e fundit në “Skënder Halili”

Skuadra e Tiranës, e drejtuar nga tekniku Mirel Josa, do të zhvillojë sot seancën e fundit stërvitore në fushën "Skënder Halili", ndërsa në ditët në vazhdim ajo do t'i zhvillojë stërvitjet në një nga fushat e ekipeve kombëtare në Kamëz. Kjo bëhet pasi kanë nisur punimet rikonstruktuese në fushën stërvitore "Skënder Halili". Fusha ka kohë që ka dalë jashtë funksionit dhe ndërhyrja ishte bërë e domosdoshme edhe për faktin se futbollistët e skuadrës bardheblu nuk kanë tjetër fushë ku të zhvillojnë seancat stërvitore. Gjatë kësaj jave do të bëhet i mundur shtrimi i zhavorit, largimi i dherave dhe në fund vendosja e tapetit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›