Kthehet Kaka, buzëqesh Milani
Në momentin më problematik të sezonit, Milani rigjen lojtarin më të mirë të skuadrës. Rikardo Kaka ka hedhur pas krahëve problemet në gju, e tashmë është në dispozicion të teknikut Karlo Ançeloti. Megjithatë, sfida e sotme kundër Kaljarit është tejet e vështirë: kuqeblutë janë në formë të shkëlqyer, ndërkohë që Milani vuan ende fantazmat e ndeshjeve në "San Siro". Humbja e fundit me Atalantën ka bërë që marrëdhëniet me tifozët të marrin krisje.