Cole i shtyn bisedimet

Mesfushori i Chelseas, Joe Cole nuk do të zhvillojë bisedime të reja rreth kontratës së re në klub, derisa është i përqendruar në Kampionatin botëror me Anglinë.
Cole është pjesë e ekipit preliminar të Fabio Capellos për garën në Afrikën e Jugut, edhe pse ka bërë vetëm 23 paraqitje këtë sezon, 12 prej tyre si rezervist.
Kontrata e tij me Chelsean skadon gjatë verës dhe Cole dëshiron t’i mbajë opsionet e hapura.
“Tani jam i përqendruar në Kampionatin botëror. Dua të shkoj në Afrikën e Jugut, dua të luaj dhe atje do të jetë përqendrimi im”, tha Cole për Sky Sports News.