E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk fitohet pa shënuar

Mbrojtësi i djathtë i Barcelonës, Dani Alves është ankuar në finalizimin e dobët të skuadrës së tij në barazimin dëshpërues 0-0 në Villarreal të shtunën mbrëma.

Me pikët e humbura në El Madrigal, Barcelona mbeti në shtatë pikë disavantazh ndaj liderit Real Madrid.

“Nuk kemi shënuar, Villarreali bëri punë të shkëlqyeshme. Pa shënuar nuk mund të fitojmë” deklaroi Alves për të përditshmen sportive spanjolle Marca. Barcelona deri më tani gjatë këtij sezoni ka humbur shumë pikë në udhëtime.

“Nuk e kemi ekuilibrin e vitit të kaluar, kemi humbur shumë pikë si mysafirë, dhe kjo i vështirëson dukshëm gjërat” përfundoi braziliani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›