E Diel, 1 Nëntor 2026

Reali, mbi 500 milionë euro të hyra

Sipas statistikave të publikuara nga ueb faqja zyrtare e klubit, të hyrat e Real Madridit për vitin financiar 2011-12 ishin mbi 500 milionë euro.

Shifra prej 514 milionë eurosh është shtatë për qind më e lartë se ajo e 12 muajve më parë dhe më e larta në histori të çfarëdo sporti. Përfitimet nga shitja e aseteve u shtuan për 1.9 për qind në 153.9 milionë euro, kurse profiti neto ishte 24.2 milionë euro, 23.3 për qind më pak se vitin e kaluar.

Rënia është arsyetuar me pagesën e bonuseve për futbollistët pas triumfit në La Liga, ndryshimeve në ligjin e taksës, sigurisë kundër rreziqeve financiare si dhe kësteve të mëdha të pagesave te investuesit.

Reali është shprehur optimist se buxheti për periudhën e ardhshme 2012-13 do të shënojë përfitime neto prej 24.4 milionë eurosh dhe të hyra prej afro 516.6 milionë eurosh. Kurse, shifrat e vitit të fundit shënojnë herën e parë që një klub sportiv raporton për të hyra prej mbi 500 milionë eurosh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›