Del Piero mania ne Sidnei
Ishte e lehtë të imagjinohej, por tani gjithçka është e konfirmuar. Në Sydney ka plasur “Del Piero mania”. Ish-kapiteni i Juventusit është nisur drejt Australisë, ku do të nisë një etapë të re në karrierën e tij futbollistike.
Ndërkohë, klubi i FC Sydney ka bërë të ditur se po planifikon të ndryshojë stadiumin ku do të luhet ndeshja e javës së dytë të kampionatit. Takimi do të luhet në një impiant më të madh, që garanton sa më shumë spektatorë që të jetë e mundur.
Në fakt, ndeshja e parë do të luhet në stadiumin “Allianz” me kapacitet 45 mijë vende, ndërsa më 28 tetor, do të luhet në “ANZ Stadium”, i cili numëron plot 83 mijë e 500 vende për tifozët.
Ndërkohë, nëpërmjet një deklarate zyrtare, klubi ka bërë të ditur se Alessandro Del Piero do të zbarkojë në Australi të dielën. 37-vjeçari do të debutojë më 6 tetor në Ëellington, në Zelandën e Re.
“Po presim me padurim ta kemi në skuadër. Del Piero po vjen pak më herët nga sa mendonim dhe kjo është një gjë shumë e mirë”, deklaroi trajneri i FC Sydney, Ian Crook. Ish-kapiteni legjendar i Juventusit do të luajë me fanellën me numrin 10 në A-League.
Madje, kapiteni aktual i ekipit australian, Terry McFlynn është gati ti lërë Del Pieros shiritin. Nga ana e tij, lojtari që po provon një eksperiencë të re pas 19 vjetësh te Juventusi, ka deklaruar se ky xhest i tij e ka prekur shumë dhe do të flasë me të.