E Diel, 1 Nëntor 2026

Milan 7 emra per stolin

Njëzetenjë ditë, 7 ndeshje: e ardhmja e trajnerit Masimilliano Alegri do të vendoset pas turit të parë të forcës të këtij sezoni dhe debutimit në Champions League. Të gjithë janë në ankth sesi do të arrijë Milani i ri që të përballojë ngarkesën e kaq shumë ndeshjeve.

Problemet për impenjimet mes kampionatit dhe Europës lidhen me kontingjentin e kufizuar, që ka më pak eksperiencë dhe natyrisht që nuk garanton kualitetin e lojtarëve të larguar gjatë verës.

Kuqezinjtë kanë zhgënjyer që prej startit të sezonit, ndërsa presidenti Silvio Berlusconi duket se ka humbur besimin te Alegri. Prej kohësh kanë nisur të qarkullojnë zërat për largimin e trajnerit, ndërsa tashmë dalin edhe emrat e shtatë kandidatëve për stolin e “Djallit”.

Lista me zëvendësuesit e mundshëm të Alegrit përmban gjashtë ish-lojtarë të Milanit, që kanë shkruar historinë me skuadrën. Duke nisur nga Flippo Inzaghi, Marco Tassotti, Alessandro Costacurta e për të vazhduar me Ruud Gullit, Roberto Donadoni apo edhe me Carlo Ancelotti-n.

Megjithatë, Berlusconi vazhdon të ketë ëndrrën që Milanin t’ia besojë Pep Guardiolës. Sipas mediave spanjolle, drejtuesi i klubit kuqezi po mendon seriozisht ta zëvendësojë Allegrin. Në “pole position” për këtë vit është dyshja Inzaghi-Tassotti. Kjo cilësohet si një zgjidhje e përkohëshme, në pritje të emërimit të mundshëm të ish-trajnerit të Barcelonës, Guardiola.

Gullit është vetëofruar, ndërsa mjaft të kuotuar mbeten edhe Costacurta e Donadoni, ndërsa Ancelotti duket i paarritshëm prej rrogës që ka te Paris Seint Zhermen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›