Kasijas zgjedh Del Bosken

Nuk dihet sesa do të ndikojë kjo gjë tek Reali i Madridit, por Iker Kasijas ka vendosur në këtë mënyrë dhe nuk i është dridhur qerpiku. Në garën për Topin e Artë për trajnerin më të mirë në botë këtë vit, portieri spanjoll ka vendosur të votojë në vend të parë për drejtuesin e tij tek Spanja, pra Visente Del Bosken, duke lënë në vend të dytë trajnerin e tij tek Reali, Zhoze Murinjo.
Ky është mendimi i numrit 1 iberik, i cili ka gjykuar se titulli europian i Spanjës është më i rëndësishëm sesa titulli kampion i Realit në La Liga. Në vendin e tretë, Kasijas ka vendosur trajnerin e Çelsit, Roberto Di Mateo. Edhe në vitin 2010, Del Boske garoi me Murinjon dhe Topin e Artë e fitoi portugezi.
Kasijas ka shkaktuar një debat në dhomën e zhveshjes tek Reali për zgjedhjen e tij në garën e Topit të Artë për lojtarët. Iker ka zbuluar se 5 pikët e vendit të parë ia ka dhënë Sergio Ramosit, duke lënë në vend të dytë shokun tjetër të tij në skuadër, Kristiano Ronaldo.
Sipas mediave spanjolle, Ronaldo e përjetoi shumë keq këtë zgjedhje të Kasijasit duke u shprehur ironikisht se “Ramosi po shkëlqen tek Reali”, ndërsa Kasijas ia ka prerë shkurt me shprehjen “a ke ndonjë problem Kristiano?”
Që prej fillimit të sezonit, madje edhe në të kaluarën, është folur për përçarje në ekipin e “Bernabeut” dhe për faktin se Kasijas dhe Ronaldo nuk janë aspak shokë shumë të mirë.