Protesta e mjekëve, Kule: Të mbrohen bluzat e bardha

Drejtoresha Qëndrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" Gjeorgjina Kule reagon pas plagosjes se mjekut, Agron Ylli duke kërkuar mbrojtjen e bluzave të bardha dhe hartimin urgjent të një statusi të veçantë për mjekët. Mjeku endokrinolog Agron Ylli, u qëllua me thikë, nga një person, i cili kërkoi me forcë dhënien e fletës së kempit për bashkeshorten e tij. Ndërkohe mjekët kane nisur protestën e tyre të heshtur dhe ndërprerjen e punës për tre ditë.