Gjyqi "Hoxha",dëshmimtarët mungojnë
Mos paraqitja e dëshmitarëve në gjyqin Remzi Hoxhës, ka detyruar trupin gjykues që në seancen e ardhshme të bëhet shoqërimi nga policia e dëshmitarëve në seancen gjyqësore. Në seancën gjyqesore për të zbardhur ngjarjen mbi zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha, janë paraqitur tre deshmitarë nga 15-të që duhej të paraqiteshin në gjykatë për të dëshmuar në lidhje me rrëmbimin e Hoxhës. Prokurori ka deklaruar se ishte bërë njoftimi i dëshmitarëve për datën dhe vendin ku do zhvillohet seanca, por me sa duket ata kanë refuzuar të paraqiten. Në seancën gjyqesore për të zbardhur ngjarjen mbi zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha, janë paraqitur tre deshmitarë nga 15-të që duhej të paraqiteshin në gjykatë për të dëshmuar në lidhje me rrëmbimin e Hoxhës. Prokurori ka deklaruar se ishte bërë njoftimi i dëshmitarëve për datën dhe vendin ku do zhvillohet seanca, por me sa duket ata kanë refuzuar të paraqiten.