Blushi: PS po del jashtë sistemit të saj
Deputeti socialist, Ben Blushi, kundërshtoi ashpër dje vendimin e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste për të bojkotuar zgjedhjet e pjesshme të 15 nëntorit. Në të njëjtën linjë si deklaratat e tij brenda asamblesë, Blushi deklaroi në një komunikim me mediat se PS po rrezikon të dalë jashtë funksionit.
Sipas tij, PS e ka për detyrë që të hyjë në zgjedhje, pasi me shumë gjasa kutitë nuk hapen. Si e tillë, sipas deputetit socialist, PS nuk mund të qëndrojë në të njëjtin pozicion statik, duke dalë jashtë sistemit. "PS po tërhiqet nga të gjitha pozicionet e saj dhe rrezikon që të bojkotojë edhe zgjedhjet e ardhshme lokale, pasi me shumë gjasa kutitë nuk do të hapen. Unë i mbetem detyrimit që një parti duhet të hyjë në zgjedhje", deklaroi Blushi.
Sipas Blushit, shumicë nuk bëhesh me protesta, por me zgjedhje. "Ne po i falim qeverisë pesë njësi vendore. Jam me çdo grup që i siguron vota Partisë Socialiste", theksoi Blushi në reagimin për mediat. Për sa i përket vazhdimit të bojkotimit të Kuvendit nga ana e deputetëve socialistë, Blushi tha se një ditë kësaj partie do t‘i soset durimi i bojkotit. "Partia Socialiste do ta humbë durimin duke qëndruar jashtë Parlamentit dhe arsyet për të qenë të pranishëm në Kuvend do të jenë shumë më të mëdha. Hapja e kutive me pjesëmarrjen në zgjedhjet e pjesshme nuk ka lidhje. Jemi aty për të votuar, për t‘i bindur shqiptarët që ne jemi shumicë dhe këtë nuk e bën dot duke u vetëdeklaruar si një pakicë që nuk do të bëhesh shumicë me zgjedhje. Shumicë nuk bëhesh dot në Shqipëri me protesta", deklaroi Blushi. Deputeti socialist, Ben Blushi, kundërshtoi vendimin për bojkot në fillim të kësaj jave pas mbledhjes së kryesisë. Blushi është shprehur se është një vendim i shpallur në mënyrë personale nga Edi Rama.
"Kërkuam që të hynim në zgjedhjet e datës 15 nëntor, sepse është një mundësi për të treguar se socialistët dinë t‘i mbrojnë votat, ishin një test politik për PS-në dhe jo për qeverinë, pasi socialistët dinë të fitojnë dhe janë mësuar të fitojnë edhe në kushte të vështira. Një parti që nuk hyn në zgjedhje, çdo ditë i heq vetes arsye për të ekzistuar. Për fat të keq, kjo fazë demotivimi do t‘i çmësojë njerëzit që ta votojnë PS-në, sepse vetë PS po u thotë që nuk ia vlen të votoni për ne, sepse ne nuk fitojmë në asnjë rast", deklaroi Blushi.