Silva: City mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

Anësori i Manchester Cityt, David Silva, beson se të zgjedhurit e Roberto Mancinit kanë kualitetin e duhur për të pasur sukses në Ligën e Kampionëve.
Lideri i Premier Ligës shpreson që të fitojë kundër Napolit të martën mbrëma dhe të sigurojë kualifikimin në fazën e eliminimit direkt, ndërsa mesfushori spanjoll dëshiron më tepër.
“Liga e Kampionëve është vendi ku duam të jemi dhe niveli të cilin duam ta arrijmë”.
“Tani që kemi arritur, është koha që të argëtohemi, të arrijmë maksimumin dhe t`u tregojmë të gjithëve se mundemi”.
“Duhet të arrijmë sukses në Ligën e Kampionëve dhe qëllimi ynë duhet të jetë që ta fitojmë atë. Pse jo? Nuk mendoj se kjo është e pamundur”, ka thënë Silva për Uefa`s Champions Magazine.